Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm

Rreth nesh

Struktura organizative

Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm përbëhet nga Zyra e Drejtorit Ekzekutiv; Divizioni i Metodologjisë së Inspektimeve; Divizioni i Mbikëqyrjes dhe Koordinimit të Inspektimeve. Gjithsej janë 12 të punësuar në Zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm.

Skema Organizative

Këtu mund të shkarkoni PDF Organogramin e Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm.

Zyra e Drejtorit Ekzekutiv

Zyra e Drejtorit Ekzekutiv përbëhet nga tre zyrtarë: Drejtori Ekzekutiv/Inspektori i Përgjithshëm; Zyrtari i lartë ekzekutiv; Zyrtari administrativ.

Divizioni i Metodologjisë së Inspektimeve

Në kuadër të Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm funksionon Divizioni i Metodologjisë së Inspektimeve (DMI). Ky divizion luan një rol të rëndësishëm në përparimin e standardeve dhe parimeve të të gjitha inspektimeve, për të siguruar një qasje efektive dhe koherente.

DMI e mbështet Zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm, përmes kryerjes së detyrave nga fusha e metodologjisë së inspektimeve, të specifikuara në Ligjin për Inspektimet. Divizioni i Metodologjisë së Inspektimeve udhëhiqet nga Udhëheqësi i Divizionit, i cili i raporton Inspektorit të Përgjithshëm. Në këtë divizion  janë të punësuar 4 zyrtarë.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Metodologjisë së Inspektimeve (DMI)

Avancimi i Metodologjisë së Inspektimit

Divizioni i Metodologjisë së Inspektimeve e mbështet Inspektorin e Përgjithshëm dhe ministritë e linjës dhe njësitë e tyre, në avancimin e metodologjisë së inspektimeve me qëllim të arritjes dhe vendosjes së standardeve dhe parimeve të unifikuara për të gjitha inspektimet.

Hartimi i Udhëzimeve të Performancës

Përgjegjësi e Divizionit të Metodologjisë së Inspektimeve është hartimi i udhëzimeve të përgjithshme për treguesit e performancës për aktivitetet e inspektimit.

Mbështetja e Inspektimeve të Përbashkëta

Divizioni i Metodologjisë së Inspektimeve i mbështet inspektoratet qendrore dhe ato lokale në ekzekutimin e inspektimeve të tyre të përbashkëta, të bazuara në programet vjetore të vlerësimit të rrezikut.

Konsulta për Listat e Kontrollit

Divizioni i Metodologjisë së Inspektimeve ofron këshillim të rregullt lidhur me hartimin, përmbajtjen dhe përfshirjen e listave të kontrollit në platformën digjitale (e-Inspektimi). Konsultat janë të detyrueshme para miratimit të listave të kontrollit.

Hartimi i Udhëzimeve

Divizioni i Metodologjisë së Inspektimeve i harton në detaje udhëzuesit për marrjen dhe trajtimin e mostrave, sipas llojit të inspektimit dhe metodologjisë së llogaritjes së shpenzimeve.

Koordinimi i trajnimeve

Divizioni i Metodologjisë së Inspektimeve e koordinon procesin trajnues dhe certifikues për inspektorët sipas ligjit.

Koordinimi i hartimit të planeve vjetore

Divizioni i Metodologjisë së Inspektimeve  po ashtu e koordinon procesin e hartimit të planeve vjetore të bazuara në rrezik.

Promovimi i transparencës

Divizioni i Metodologjisë së Inspektimeve promovon transparencën e sistemit të inspektimit, inspektimeve, dhe koordinon bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e inspektimeve.

Koordinimi i botimeve

Divizioni i Metodologjisë së Inspektimeve koordinon publikimin e materialeve sipas ligjit nga organet inspektuese.

Divizioni i Mbikëqyrjes dhe Koordinimit të Inspektimeve

Në kuadër të Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm funksionon Divizioni i Mbikëqyrjes dhe Koordinimit të Inspektimeve (DMKI). Divizioni i Mbikëqyrjes dhe Koordinimit të Inspektimeve ofron këshilla dhe mbështetje për inspektoratet, nga hartimi i dokumenteve standarde dhe procedurave të inspektimit deri te hartimi i akteve nënligjore.

Po ashtu ky divizion bashkëpunon me inspektoratet e nivelit qendror dhe komunal, dhe menaxhon sistemin elektronik të inspektimeve “e-Inspektimi”. Divizioni i Mbikëqyrjes dhe Koordinimit të Inspektimeve udhëhiqet nga udhëheqësi i divizionit, i cili i raporton Inspektorit të Përgjithshëm. Në këtë divizion janë të punësuar 5 zyrtarë.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Mbikëqyrjes dhe Koordinimit të Inspektimeve (DMKI)

Ofrimi i këshillave

Divizioni i Mbikëqyrjes dhe Koordinimit të Inspektimeve ofron opinione këshilluese për dokumentet standarde dhe procedurat e inspektimit të përshtatura për inspektoratet specifike. Qëllimi kryesor i këshillimit është të sigurohet zbatimi i duhur i kërkesave ligjore për inspektimet.


Hartimi i akteve nënligjore

Divizioni i Mbikëqyrjes dhe Koordinimit të Inspektimeve e ndihmon procesin e hartimit të akteve  nënligjore sipas ligjit për inspektimet. Po ashtu, divizioni jep mendime për çdo nismë ligjore dhe nënligjore në fushën e inspektimit, të ndërmarrë nga qeveria bazuar në parimet dhe rregullat e përcaktuara nga ligji për inspektime.

 

Bashkëpunimi me Inspektoratet

Divizioni i Mbikëqyrjes dhe Koordinimit të Inspektimeve ofron këshilla dhe koordinon veprimtarinë e inspektorateve qendrore dhe atyre komunale. Qëllimi i këtij ndërveprimi është të sigurohet që parimet dhe procedurat e përcaktuara nga ligji për inspektime, duke përfshirë procedurën e inspektimit, të respektohen saktë.


Menaxhimi i Platformës Elektronike të Inspektimit

Divizioni i Mbikëqyrjes dhe Koordinimit të Inspektimeve koordinon detyrat që kanë të bëjnë me zhvillimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e platformës elektronike të inspektimit “e-Inspektimi”.

 

Hartimi i Raporteve

Divizioni i Mbikëqyrjes dhe Koordinimit të Inspektimeve koordinon procesin e hartimit të raporteve vjetore për organet inspektuese sipas ligjeve në fuqi dhe përgatit raportin e përgjithshëm vjetor mbi inspektimet.

 

Mbështetje për Zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm

Divizioni i Mbikëqyrjes dhe Koordinimit të Inspektimeve e mbështet Zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm duke kryer detyra të mbikëqyrjes dhe koordinimit të inspektimit në përputhje me Ligjin për Inspektimet.