Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm

Njësitë e veçanta inspektuese

Njësia e Inspektimit për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore

Kjo njësi e veçantë inspektuese funksionon në kuadër të Agjencisë së Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore. Misioni i këtij inspektorati është monitorimi i llojit dhe i aktiviteteve të substancave radioaktive, pajisjeve që gjenerojnë rrezatimi jonizues, zbatimi i sigurisë radiologjike dhe bërthamore sipas ligjeve, rregulloreve dhe standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Inspekton dhe kontrollon çdo lokacion dhe objekt, ku ka të dhëna apo dyshohet se ka burime të rrezatimit, pajisje që gjenerojnë rrezatim, lëndë radioaktive, mbetje radioaktive apo material bërthamor, kontrollon kushtet e sigurimit, sigurisë radiologjike, bërthamore në të gjitha lokacionet dhe objektet brenda territorit të Republikës së Kosovës, aty ku dyshohet apo ka informacione paraprake për aktivitete të tilla.

ADRESA/KONTAKTI

Argjend Rrustemaj, Inspektor për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore

Adresa: Rr. Johan V. Hahn Nr.11, 10 000, Prishtinë

Kontakti Tel: 038 200 14518

Email: argjend.rrustemaj@rks-gov.net

Ueb-faqe: https://akmrrsb.rks-gov.net/