Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm

Inspektoratet Qendrore

Inspektorati Qendror i Trashëgimisë Kulturore

Inspektorati Qendror i Tashëgimisë Kulturore funksionon në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe është përgjegjës për inspektimet e trashëgimisë kulturore. Ky inspektorat ka mision inspektimin e trashëgimisë kulturore me qëllim sigurimi të respektimit të legjislacionit dhe nxitjen e përmirërsimit të menaxhimit dhe të kujdesit ndaj ruajtjes, mbrojtjes dhe konservimit të duhur të trashëgimisë kulturore të Republikës së Kosovës, duke përfshirë trashëgiminë arkeologjike, arkitekturore, të luajtshme, peizazhet kulturore dhe jomateriale/shpirtërore. Inspekton në mënyrë të pavarur asetet e trashëgimisë kulturore me qëllim vlerësimi të kushteve dhe gjendjes të ruajtjes së trashëgimisë kulturore në përputhje me legjislacionin për trashëgimi kulturore dhe aktet ligjore ndërlidhëse, ndërmerrë veprime konkrete ndaj palëve në rastet e punimeve të paautorizuara me të cilat dëmtohen asetet e trashëgimisë kulturore dhe kujdeset që përmes veprimeve të përcaktuara me ligjet në fuqi të njëjtat të kthehen në gjendjen e mëparshme.

ADRESA/KONTAKTI

Zv. Drejtor, Gjejlana Hoxha, Inxh. Dip. Ark/Specialist konservimi

Adresa: Inspektorati për Trashëgimi Kulturore/Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Biblioteka Kombëtare Pjetër Bogdani, Kati 2, Rr. Sheshi “Hasan Prishtina”, 10000 Prishtinë

Kontakti 038 200 22001

Email: gjejlane.hoxha@rks-gov.net

Ueb-faqe: https://bit.ly/48rOQKW