Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm

Rreth nesh

Listat e Kontrollit

Lista e kontrollit është dokumenti në bazë të cilit zhvillohet inspektimi dhe që përcakton fushëveprimin e inspektimit.

Inspektori ose trupa inspektuese gjatë punës bazohen në listat e kontrollit të miratuara nga organet inspektuese në konsultim me Zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm në Republikën e Kosovës.

Listat e kontrollit botohen në uebfaqet e Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm dhe të organit përkatës inspektues.

Përmbajtja e listës së kontrollit është përshtatur për aktivitetin specifik dhe llojin e objektit të inspektimit, duke përdorur metodologji të bazuar në rrezik.

Fushëveprimi i inspektimit parimisht kufizohet në pikat që përmban lista. Në bazë të vlerësimit të inspektorit mund të bëhet një devijim nga lista e kontrollit gjatë inspektimit për mbrojtjen e interesit publik, shëndetit publik, sigurisë publike dhe mjedisit. Në këtë rast devijimi duhet të arsyetohet hollësisht në procesverbalin e inspektimit.