Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm

Inspektoratet Qendrore

Inspektorati Qendror i Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë

Ky inspektorat funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillim Rural dhe është përgjegjës për: Inspektimet e sigurisë ushqimore; fitosanitare, veterinare, bujqësore, peshkatarisë, blegtorisë, bletarisë, gjuetisë, dhe pylltarisë.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë zhvillon dhe implementon politikat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe bimëve. Përmes tyre dhe kontrollit kufitar synon ruajtjen e shëndetit publik duke garantuar ushqime të sigurta. Për punën e vet AUV i jep përgjegjësi Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka deleguar AUV si autoritet për kontroll në fushën e sigurisë, higjienës, gjurmimit,etiketimit të ushqimit dhe ushqimit për kafshë në hapësirat e përpunimit, paketimit, distribuimit, shitjes me shumicë dhe pakicë sipas legjislacionit nacional dhe legjislacionit të harmonizuar të BE-së.

ADRESA/KONTAKTI

Bekim Hoxha, u.d. Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë

Adresa: Zona Industriale, Fushë Kosovë 10000 Prishtinë, Kosovë

Kontakti: 038 200 38324

Email: bekim.hoxha@rks-gov.net

Ueb-faqe: https://auvk.rks-gov.net/