Skip to main content

Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm

Inspektoratet Qendrore

Inspektorati Qendror i Punës

Inspektorati Qendror i Punës (IQP) është organ i pavarur i Administratës Shtetërore, i cili vepron në kuadër të Ministrisë për Punë Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare. IQP është i vetmi organ në kuadër të pushtetit ekzekutiv të Republikës së Kosovës i cili monitoron zbatimin e legjislacionit nga fusha e marrëdhënieve të punës, si dhe sigurisë dhe shëndetit në punë.

Baza ligjore për themelimin dhe funksionimin e IQP është përcaktuar me:

  • Ligjin nr. 2002/9 mbi Inspektoratin e Punës në Kosovë;
  • Ligjin Nr. 03/L-017 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Inspektoratin e Punës 2002/9;
  • Rregulloren Nr. 15/2015 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në IQP.

IQP udhëhiqet nga Drejtori Ekzekutiv i Inspektoratit Qendror të Punës, i cili për punën e tij dhe të institucionit që udhëheq raporton drejtpërdrejt Ministrit të MPFVLÇ.

Inspektorati Qendror i Punës mbikëqyr zbatimin e:

  • Ligjit të Punës Nr. 03/L-212,
  • Ligjit Nr. 04/L-161 për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Gjithashtu, IQP mbikëqyr edhe zbatimin e disa dispozitave të ligjeve të tjera si:

  • Ligji nr. 04/L-156 për kontrollin e duhanit;
    • Ligji nr. 04/L-219 për të huajt;
    • Ligji nr. 03/L-200 për grevat;
    • Ligji nr. 03/L-019 për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara;
    • Ligji Nr. 02/L-81 për nxitjen dhe mbrojtjen e të ushqyerit me qumësht gjiri.

    IQP mbikëqyr gjithashtu edhe zbatueshmërinë e akteve nënligjore që dalin nga këto ligje dhe që lidhen me marrëdhënien e punës, si dhe sigurinë dhe shëndetin në punë.

    Përcaktimi dhe shqiptimi i gjobave për shkeljen e dispozitave të Ligjit të Punës bëhet sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2011 për përcaktimin dhe shqiptimin e gjobave për shkeljen e dispozitave të Ligjit të Punës, ndërsa ligjet tjera kanë shumat e përcaktuara varësisht nga ligji përkatës.

ADRESA/KONTAKTI

Kastriot Jashari – Ushtrues i Detyrës, Drejtor Ekzekutiv i Inspektoratit Qendror të Punës

Adresa: Rruga Qamil Hoxha, nr. 30 – 10000 Prishtinë

Kontakti: 038 200 26 041

Email: inspektorati.punes@rks-gov.net

Ueb-faqe: https://ip.rks-gov.net/