Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm

Rreth nesh

Inspektoratet

Struktura organizative e organeve inspektuese në Republikën e Kosovës përfshin inspektorate qendrore, inspektorate komunale, dhe njësi të veçanta të inspektimit, të domosdoshme për zbatimin e rregullave dhe procedurave të sigurisë në Republikën e Kosovës.

Inspektoratet Qendrore

Inspektorati Qendror i Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë
Ky inspektorat funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillim Rural, dhe është përgjegjës për: Inspektimet e sigurisë ushqimore; Inspektimet fitosanitare; Inspektimet veterinare; Inspektimet bujqësore; Inspektimet e peshkatarisë; Inspektimet e blegtorisë; Inspektimet e bletarisë; Inspektimet e gjuetisë; Inspektimet e pylltarisë.

 

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut

Ky inspektorat funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe është përgjegjës për: Inspektimet për mbikëqyrjen e tregut sipas legjislacionit në fuqi për mbikëqyrjen e tregut; Inspektimet në fushën e metrologjisë sipas ligjit në fuqi për metrologjinë.

 

Inspektorati Qendror i Shëndetësisë

Ky inspektorat funksionon në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe është përgjegjës për: Inspektimet e institucioneve dhe profesionistëve shëndetësorë; Inspektimi i prodhuesve, importuesve, qarkulluesve me shumice dhe pakicë të produkteve medicinale, pajisjeve medicinale dhe profesionistëve farmaceutik; Inspektimet sanitare që kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik; Inspektimet e preparateve vitaminoze, dietale dhe kozmetike me veprim terapeutik.

 

Inspektorati Qendror i Arsimit

Ky inspektorat funksionon në kuadër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, dhe është përgjegjës për: Inspektimin e institucioneve dhe profesionistëve të arsimit; Inspektimet që ndërlidhen me akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë.

 

Inspektorati Qendror i Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Planifikimit Hapësinor dhe Ndërtimit

Ky inspektorat funksionon në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dhe është përgjegjës për: Inspektimet e Mjedisit; Inspektimet e Ujërave; Inspektimet e Natyrës; Inspektimet e Planifikimit Hapësinor; Inspektimet e Ndërtimit.

 

Inspektorati Qendror i Transportit

Ky inspektorat funksionon në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dhe është përgjegjës për: Inspektimin e transportit rrugor; Inspektimet e stacioneve te autobusëve dhe terminaleve të mallrave; Inspektimet e infrastrukturës rrugore dhe sigurisë në rrugë; Inspektimet e kontrolleve teknike të automjeteve dhe auto-shkollave.

 

Inspektorati Qendror i Punës

Ky inspektorat funksionon në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, dhe është përgjegjës për: Punën, financat dhe transferet; Inspektimet e punës.

 

Inspektorati Qendror i Trashëgimisë Kulturore

Ky inspektorat funksionon në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe është përgjegjës për inspektimet e trashëgimisë kulturore.

 

Njësitë e veçanta inspektuese

Njësia e Inspektimit për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore
Kjo njësi e veçantë inspektuese funksionon në kuadër të Agjencisë së Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore.

 

Njësia e Inspektimit të Energjisë

Kjo njësi e veçantë inspektuese funksionon në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë.

 

Njësia e Inspektimit për Mbrojtjen nga Zjarri

Kjo njësi e veçantë inspektuese është pjesë e Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.