Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm

Pyetje të shpeshta

Pyetje të shpeshta (FAQs)

Në këtë seksion të uebfaqes ofrohen përgjigje për pyetjet  rreth aktiviteteve, veprimtarisë dhe shërbimeve të Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm në Republikën e Kosovës, me qëllim të nxitjes së transparencës, efikasitetit dhe përgjegjësisë në shërbimin ndaj publikut.

Nëse nuk e gjeni informacionin e nevojshëm, mos ngurroni të kontaktoni drejtpërsëdrejti me Zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm.

Aktiviteti i inspektimeve në Kosovë udhëhiqet nga mbrojtja e interesit publik përmes zbatimit të legjislacionit nga subjektet e inspektimit, dokumentimin e praktikave të mira, këshillimin e subjekteve të inspektuara, përmirësimin e shkeljeve të legjislacionit në fuqi dhe eliminimin e pasojave që rrjedhin prej tyre.

Në kuadër të procesit të inspektimit vendosen masa administrative dhe aplikohen gjoba që synojnë parandalimin e rreziqeve për shëndetin publik, sigurinë publike dhe mjedisin.

Nëpërmjet Ligjit për Inspektime synohet krijimi i një kulture përgjegjësie dhe të llogaridhënies. Praktikat e mira dhe respektimi i vazhdueshëm i legjislacionit krijojnë një shoqëri më të sigurt dhe më të shëndetshme. 

Secili qytetar mund të kontribuoj në krijimin e një mjedisi më të sigurt duke raportuar parregullsi dhe rreziqe të mundshme. Nëse keni parë ndonjë veprim të paligjshëm apo diçka që nuk ju duket e drejtë? Nëse keni hasur në sjellje të keqe, abuzim apo çështje të tjera, Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm dhe inspektoratet dëshirojnë të jenë të informuar.

Secili qytetar që disponon me informata mund ta dorëzoj ankesën me anë të formularit online, personalisht në Zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm ose në inspektoratin përkatës, përmes e-mailit zyrtar në info.zip@rks-gov.net, duke telefonuar në numrin +383 (0) 38 200 14 500, ose përmes postës duke dërguar letër në adresën: Sheshi “Nёna Terezё”, Ndërtesa e ish-Gërmisë, Prishtinë 10000, Republika e Kosovës.

Kontributi juaj është domethënës për një të nesërme më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Karakteristikat e aktiviteteve dhe produkteve ekonomike, si dhe atributet e tjera të rrezikut, përdoren si kritere për të klasifikuar objektet e inspektimit në grupe rreziku dhe për të vlerësuar mundësinë e dëmtimit. Këto karakteristika zakonisht mbeten të pandryshuara me kalimin e kohës, janë lehtësisht të identifikueshme dhe të njohura.

Parametra më të specializuar mund të identifikohen për kategoritë me karakteristika specifike siç janë lloji i aktivitetit, procesit, produktit; Madhësia e aktivitetit, që ndërlidhet me  shtrirjen, vëllimin e operacioneve; Karakteristikat dhe numrat e njerëzve të ekspozuar ndaj rrezikut; Vendndodhja, etj.

Vlerësimi i masave të menaxhimit të rrezikut dhe historia e pajtueshmërisë është kritike në përcaktimin e shpeshtësisë së inspektimeve. Në varësi të të dhënave të pajtueshmërisë dhe masave të menaxhimit të rrezikut, frekuenca e inspektimit mund të rritet ose zvogëlohet.

Inspektoratet mund ta rregullojnë frekuencën e inspektimit për një biznes me rrezik të mesëm që të përputhet me atë të një biznesi me rrezik të ulët, nëse niveli i pajtueshmërisë së tij është i lartë pas inspektimeve të njëpasnjëshme.

Inspektimet duhet të planifikohen bazuar në kategorizimin paraprak të rrezikut të objekteve të inspektimit.

Subjekti i inspektimit gjatë inspektimit i ka disa të drejta të garantuara me ligj

Subjekti i inspektimit ka të drejtë të kërkoj miratimin e inspektimit përpara se të fillojë inspektimi, përveç nëse ligji nuk kërkon miratim paraprak.

Subjekti i inspektimit ka të drejtë që të kërkoj nga inspektorët identifikimin e tyre dhe ka të drejtë të refuzojë individët e paautorizuar të marrin pjesë në inspektim.

Subjekti i inspektimit ka të drejtë të jetë i pranishëm gjatë inspektimit dhe i ndjek të gjitha aktivitetet personalisht ose përmes një përfaqësuesi të autorizuar me shkrim.

Subjekti i inspektimit ka të drejtë të kërkoj informacion nga inspektori për procedurën e inspektimit, veprimet e ndërmarra dhe vendimet e marra.

Subjekti i inspektimit paraqet mendime, shpjegime ose propozime në lidhje me inspektimin së bashku me dokumentet mbështetëse.

Subjekti i inspektimit ka të drejtë të kërkoj një kopje të listës së kontrollit të përdorur për inspektimin dhe të informohet për të dhënat e inspektimit.

Subjekti i inspektimit ka të drejtë të refuzoj t’i plotësoj kërkesat që nuk janë me rëndësi për subjektin e inspektimit.

Subjekti i inspektimit ka të drejtë të kërkojë kopje të të dhënave të inspektimit dhe raportit të inspektimit.

Subjekti i inspektimit ka të drejtë të apelojë kundër vendimit të një inspektori.

Subjekti i inspektimit ka të drejtë të angazhojë palë të treta për të përfaqësuar interesat e tij dhe për t’u ndihmuar gjatë inspektimit.

 

Subjekti i inspektimit gjatë inspektimit i ka disa detyrime të përcaktuara me ligj

Detyrim i subjektit të inspektimit është që të caktojë përfaqësues të autorizuar me shkrim apo përmes komunikimit verbal për të bashkëpunuar me inspektorin gjatë procesit të inspektimit, në rast se nuk dëshiron të komunikojë drejtpërdrejtë me inspektorin.

Detyrim i subjekti është që t’i ofrojë bashkëpunim inspektorit për të gjitha çështjet që janë në funksion të inspektimit

Detyrim i subjektit të inspektimit është që të bashkëpunojë me Inspektorin, të mos e pengojë në kryerjen e veprimeve të inspektimit të kryejë veprime sipas urdhrit të Inspektorit në afatin e caktuar.

Detyrim i subjektit të inspektimit është që t’i mundësojë Inspektoratit qasje në hapësirat punuese, dokumentet dhe pajisjet që janë objekt i inspektimit.

Detyrim i subjektit të inspektimit është që t`i mundësojë dhe sigurojë inspektorit kushte të nevojshme për kryerjen e pa penguar të procedurës së inspektimit dhe vlerësimin e gjendjes faktike.

Detyrim i subjektit të inspektimit është që me kërkesë të inspektorit, ta ndërpresë punën gjatë kohës së inspektimit, në rastet kur inspektori nuk mund ta kryej inspektimin dhe ta vlerësojë gjendjen faktike.

Detyrim i subjektit të inspektimit është që t’i ofrojë Inspektoratit të dhëna, dokumente dhe materiale tjera, të sakta dhe brenda afatit të përcaktuar nga inspektori.

Detyrim i subjektit të inspektimit është që të kryejë veprime gjatë procedurës së inspektimit, për të vlerësuar gjendjen faktike, të lejojë dhe të mundësojë marrjen e dëshmive nga punonjësit e tij, nëse kjo kërkohet nga inspektorët.

Detyrim i subjektit të inspektimit është që sipas kërkesës së inspektorit, që në afat të caktuar, t’i dorëzojë ose përgatitë të dhëna, raporte, materiale dhe dokumente tjera të nevojshme për procedurën e inspektimit.

Detyrim i subjektit të inspektimit është që subjekti i inspektimit apo personi përgjegjës është i detyruar që në afat ligjor, pas përfundimit të afatit të caktuar për zbatimin e masave të urdhëruara, që me shkrim të informojë inspektorin se a janë zbatuar masat e urdhëruara.

Inspektori gjatë inspektimit i ka disa të drejta të garantuara me ligj

Inspektori ka të drejtë të  kërkojë dokumentin e identifikimit personave të cilët janë prezent me rastin e inspektimit me qëllim të vërtetimit të identitetit gjatë procedurës së inspektimit.

Inspektori ka të drejtë të hyjë lirisht në çdo vend dhe të inspektojë ndërtesat, mjediset, objektet, mjetet e transportit, në të cilat ose përmes të cilave ushtron veprimtarinë e tij subjekti i inspektimit, si dhe të inspektojë instalimet, pajisjet, makineritë, produktet, gjësendet, substancat, përbërësit dhe çdo send tjetër të lidhur me veprimtarinë që është objekt i inspektimit. 

Inspektori ka të drejtë të bëjë fotografime, filmime apo regjistrime me mënyra apo mjete të tjera teknike, të mjediseve, instalimeve, proceseve të punës dhe ndërtesave, objekteve, mjeteve të transportit, instalimeve, pajisjeve, makinerive, produkteve, sendeve, substancave, përbërësve dhe çdo sendi tjetër, që lidhet me veprimtarinë e subjektit të inspektimit.

Inspektori ka të drejtë të administrojë çdo mjet tjetër prove, sipas ligjit në fuqi për procedurën e përgjithshme administrative, për përcaktimin e situatës faktike dhe rrethanave të nevojshme për marrjen e vendimit përfundimtar të inspektimit.

Inspektori ka të drejtë të marrë, pa pagesë, si dhe të përdorë për qëllime të inspektimit çdo të dhënë ose dokument për subjektin e inspektimit dhe veprimtarinë e tij, nga çdo institucion shtetëror që i disponon ato.

Inspektori ka të drejtë të mbledh mostra të produkteve, materialeve, mallrave dhe substancave, në sasinë e duhur, për qëllime inspektimi dhe kjo pasqyrohet në procesverbal, ndërsa shpenzimet mbulohen nga organi inspektues.

Inspektori është i autorizuar ta administroj çdo provë tjetër për ta përcaktuar gjendjen faktike dhe rrethanat e nevojshme për të marrë një vendim përfundimtar të inspektimit.

Inspektori ka të drejtë të marrë vendime të menjëhershme për ndalimin e pjesshëm ose të plotë të punës aty ku ka fakte të pa mohueshme dhe të verifikuara se është duke vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Inspektori ka të drejtë vendosjen e shenjave të punës apo bllombave bllokuese për mbylljen e plotë ose të pjesshme të veprimtarisë dhe pajisjeve të punës, shenjat apo bllombat bllokuese duhet të përmbajnë stemën e Inspektoratit.

Inspektori ka të drejtë të sanksionojë subjektin, në rastet kur konstaton se janë shkelur dispozitat ligjore si dhe të inicioj procedurë kundërvajtëse dhe penale për shkak të shkeljes së dispozitave ligjore.

Inspektori ka të drejtë që të kërkoj sqarime, raporte të shkruara dhe situata faktike përmes vëzhgimit të drejtpërdrejt, regjistrimit audio dhe video, të cilat mund të shfrytëzohen në procedurën e inspektimit.

Inspektori ka të drejtë të urdhërojë  punëdhënësin në marrjen e veprimeve konkrete për zbatimin e dispozitave ligjore në afat të caktuar kohor.

Inspektori ka të drejtë të kërkojë nga subjekti i inspektimit ose personit përgjegjës, sqarime, raporte me shkrim në lidhje me çështjet e inspektimit.

Inspektori ka të drejtë të konstatojë gjendjen faktike përmes shikimit vizuel, audio dhe video incizimit të cilat mund të shfrytëzohen në procedurën e inspektimit.

Inspektori ka të drejtë që të kërkojë ndihmën e policisë në rastet kur vlerëson se ka pengesa në realizimin e inspektimit apo kompetencave të tij.

Inspektori i kryen detyrat duke ndërhyrë në funksionimin e subjektit të inspektimit, vetëm deri në masën e nevojshme për të siguruar inspektimin efektiv.

Kur pjesëmarrja e subjektit të inspektimit ose e përfaqësuesit të tij ligjor gjatë kryerjes së inspektimit, e pengon kryerjen e veprimeve të inspektimit, inspektori ka të drejtë ta përjashtojë nga inspektimi subjektin e inspektimit ose përfaqësuesin e tij, dhe ky vendim duhet të regjistrohet në raportin e inspektimit.

 

Inspektori gjatë inspektimit i ka disa detyrime të përcaktuara me ligj

Detyrim i inspektorit është që t’i përmbushë detyrat e tij në mënyrë të pavarur dhe profesionale, në pajtim me këtë ligj dhe dispozitat tjera në fuqi

Detyrim i inspektorit është të ushtroj funksionin e tij në kuadër të autorizimeve dhe kompetencave të përcaktuara me ligj.

Detyrim i inspektorit është që të legjitimohet para subjektit dhe ta njoftojë për bazën ligjore për ushtrimin e kontrollit dhe inspektimit.

Detyrim i inspektorit është që të këshilloj dhe ofroj informata të nevojshme subjekteve të inspektimit për zbatimin e dispozitave ligjore dhe nënligjore.

Detyrim i inspektorit është që të mos ketë ndonjë konflikt interesi me subjektin inspektimit në kuadër të kompetencave të inspektimit.

Detyrim i inspektorit është që të ruajë në konfidencë të plotë burimin e ndonjë parashtresë që atyre u është paraqitur në lidhje me ndonjë veprim që ka të bëjë me shkeljen e ligjit.

Detyrim i inspektorit është që të ushtrojë funksionin e tij zyrtar dhe të vendosë në bazë të fakteve në pajtim me ligjin.

Detyrim i inspektorit është që të veprojë në kuadër të kompetencës së përcaktuar me ligj dhe të ndërmerr veprime si dhe kërkon informata e dokumente që janë në lidhje me fushëveprimin e tyre apo lëndën e inspektimit të tillë.

Detyrim i inspektorit është që të informojë parashtruesin e ankesës apo kërkesës për rrjedhën e procedurës së  inspektimit brenda afatit të përcaktuar me ligj.

Detyrim i inspektorit është që të  mbaj procesverbal dhe në fund të hartojë raport për gjendjen faktike të subjektit të inspektuar.

Detyrim i inspektorit është që t’i ruaj informatat apo fshehtësinë e punëdhënësit si dhe interesat e personave të tretë sipas legjislacionit në fuqi.

Detyrim i inspektorit është që të veproj sipas ligjit dhe në pajtim me kodin etik të nëpunësve civil.

Nëse ka prova të pa mohueshme dhe të verifikuara për shkelje të dispozitave ligjore, inspektori merr vendime të menjëhershme për pezullim të pjesshëm ose të plotë të punës.

Inspektori ka të drejtë të vendos edhe tabela pune ose bllomba bllokuese për mbylljen e plotë ose të pjesshme të aktiviteteve dhe pajisjeve të punës. Shenjat apo bllombat bllokuese duhet ta përmbajnë stemën e inspektoratit përkatës.

Inspektori e sanksionon subjektin, në rastet kur konstaton se janë shkelur dispozitat ligjore si dhe fillon procedurë për kundërvajtje dhe penale për shkak të shkeljes së dispozitave ligjore.

Inspektori ka të drejtë të urdhëroj punëdhënësin të ndërmarrë hapa konkretë për zbatimin e dispozitave ligjore brenda një afati kohor të caktuar. 

Ankesa kundër vendimit përfundimtar të inspektimit paraqitet dhe shqyrtohet në pajtim me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative.

Ankimimi administrativ pezullon ekzekutimin e vendimit përfundimtar të ankimuar, por nuk prek zbatimin e masave mbrojtëse, përveç nëse parashihet shprehimisht ndryshe me ligj të posaçëm.

Ankimimi kundër masave mbrojtëse paraqitet bashkë me ankimin ndaj vendimit përfundimtar.

Në Republikën e Kosovës sistemi i menaxhimit të ankesave është në përputhje me praktikën ndërkombëtare për t`i harmonizuar më mirë përgjigjet ndaj ankesave me planifikimin proaktiv të bazuar në rrezik.

Në kontekstin e inspektimeve të bazuara në rrezik (IBRr), ankesat funksionojnë si informacion i vlefshëm për objektivat më të mira të rrezikut dhe planifikimin e inspektimit. Të gjitha veprimet janë të përshtatura për të krijuar një ndikim pozitiv të rëndësishëm në interesin publik.

Adresimi i bazuar në rrezik i ankesave i filtron ankesat në skajet me rrezik të ulët, të cilat mund të jenë të parëndësishme dhe nuk duhet të devijojnë burimet e inspektorateve nga ankesat me rrezik të lartë.

Adresimi i bazuar në rrezik i jep përparësi rasteve me rrezik të lartë dhe i ridrejton burimet drejt aktiviteteve që kanë një ndikim më të madh në interesin publik.

Adresimi i bazuar në rrezik mban një përgjigje të vazhdueshme, proporcionale ndaj çështjeve me interes për publikun, si dhe i përdor ankesat si burim të dhënash për t`i përmirësuar vlerësimet e rrezikut.

Ankesat e marra nga agjencitë e inspektimit janë burim i rëndësishëm informacioni që mund të përdoret së bashku me burime të tjera të dhënash për të informuar vlerësimet e rrezikut të inspektorateve.