Funksionet e ZIP-it
Funksionet e Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm
Drejtimi i Programit të Reformës së Inspektimit
Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm drejton programin e reformës së inspektimit në Republikën e Kosovës për ta siguruar një sistem gjithëpërfshirës që zbatohet pa vështirësi.
Mbështetja e ministrive, komunave, dhe agjencive
Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm ofron mbështetje për ministritë përkatëse, komunat, agjencitë ekzekutive dhe agjencitë rregullatore në mbikëqyrjen e performancës së organeve të inspektimit që janë nën mbikëqyrjen e tyre.
Koordinimi dhe mbështetja e aktiviteteve të inspektimit
Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm koordinon dhe mbështet aktivitetet e organeve të inspektimit, me synim të zvogëlimit të barrës administrative mbi subjektet e inspektimit, dhe lehtësimit të inspektimeve të përbashkëta në terren kur është e nevojshme.
Ofrimi i opinioneve profesionale mbi planet inspektuese
Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm ofron opinione profesionale mbi planet vjetore të miratuara nga ministritë përkatëse ose komunat për organet e inspektimit.
Zhvillimi i metodologjive dhe udhëzimeve
Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm harton dhe miraton udhëzime dhe metodologji për vlerësimin e rrezikut, planifikimin e inspektimit, koordinimin, dokumentimin dhe raportimin për procesin e inspektimit.
Vendosja e treguesve të performancës
Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm i miraton udhëzimet e përgjithshme për treguesit e performancës për aktivitetet e inspektimit që matin efektivitetin e tyre.
Përgatitja e raportit vjetor
Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm përgatitë raportin vjetor mbi inspektimet e kryera nga të gjitha organet e inspektimit dhe të njëjtin e paraqet për miratim në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Ofrimi i opinioneve profesionale mbi nismat ligjore
Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm ofron opinione profesionale mbi çdo nismë ligjore dhe nënligjore në fushën e inspektimeve, sipas ligjit për inspektime.
Menaxhimi i platformës elektronike të inspektimit
Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm krijon dhe mirëmban platformën elektronike të inspektimit (e-Inspektimi), që e lehtëson planifikimin, koordinimin, shkëmbimin e informacionit ndërmjet organeve inspektuese, dhe informimin publik.
Mirëmbajtja e listës së inspektorëve dhe organeve të inspektimit
Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm i përditëson dhe i publikon listat e të gjithë inspektorëve dhe e mirëmban regjistrin e organeve inspektuese në Republikën e Kosovës, në përputhje me legjislacionin ekzistues.
Mbështetja e koordinimit me organet e pavarura të inspektimit
Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm e mbështet punën e organeve inspektuese jashtë administratës shtetërore dhe nivelit komunal, si dhe bashkëpunon me ato për të siguruar koordinim më të mirë të aktiviteteve në fushën e inspektimeve.
Dialogu me palë
Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm për të realizuar misionin, komunikon me të gjitha palët përkatëse që marrin pjesë në procesin e inspektimit.