Inspektoratet Qendrore
Inspektorati Qendror i Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Planifikimit Hapësinor dhe Ndërtimit
Ky inspektorat funksionon në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dhe është përgjegjës për: Inspektimet e mjedisit, ujërave, natyrës; planifikimit hapësinor dhe ndërtimit. Detyrat e Inspektoratit janë mbikëqyrja inspektuese dhe kontrolli, mbikëqyrja për zbatimin e ligjit dhe akteve tjera ligjore, zbatimin e masave administrative dhe masave tjera ndaj aktiviteteve punuese, personave fizikë dhe juridikë në nivel lokal dhe qendror me qëllim të parandalimit, zvogëlimit dhe mënjanimit të parregullsive në zbatimin e ligjit. Ky inspektorat ka si mision mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit si një pasuri e vlefshme për popullin e Kosovës.
ADRESA/KONTAKTI
Bedri Halimi, Kryeinspektor i Inspektoratit të MMPH-së
Adresa: Ish pallati i mediave “Rilindja”,10000 Prishtinë
Kontakti: 038 200 33208
Email: bedri.halimi@rks-gov.net
Ueb-faqe: https://bit.ly/3Rsz4bT