Inspektoratet Qendrore
Inspektorati Qendror i Punës
Ky inspektorat funksionon në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe është përgjegjës për: Punën, financat dhe transferet dhe inspektimet e punës. Inspektorati i Punës është i vetmi organ në kuadër të pushtetit ekzekutiv të Republikës së Kosovës i cili bënë monitorimin e zbatimit të legjislacionit nga fusha e marrëdhënies së punës si dhe sigurisë dhe shëndetit në punë. Inspektorati i Punës mbikqyrë zbatimin e Ligjit të Punës Nr.03/L-212, si dhe Ligjin Nr. 04/L-161 për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.
Gjithashtu, Inspektorati i Punës mbikëqyrë zbatimin e disa dispozitave të disa ligjeve të tjera siç janë: Ligji nr. 04/L-156 për kontrollin e duhanit, Ligji nr. 04/L-219 për të huajt, Ligji nr. 03/L-200 për grevat, Ligji nr. 03/L-019 për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara dhe Ligji Nr. 02/l-81 për nxitjen dhe mbrojtjen e të ushqyerit me qumsht gjiri.
ADRESA/KONTAKTI
Hekuran Nikçi, Kryeinspektor i Inspektoratit të Punës
Adresa: Rruga Qamil Hoxha, nr. 30 – 10000 Prishtinë
Kontakti: 038 20026
Email: hekuran.nikci@rks-gov.net
Ueb-faqe: https://ip.rks-gov.net/