Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm

Njësitë e veçanta inspektuese

Njësia e Inspektimit të Energjisë

Kjo njësi e veçantë inspektuese funksionon në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë.  Misioni i këtij inspektorati është të ndihmojë bizneset,  operatorët e sistemeve të energjisë elektrike, termike dhe pajisjeve nën presion për të ngritur nivelin e sigurisë dhe cilësisë në punë të pajisjeve dhe stabilimenteve energjetike, në rritjen e përgjegjësisë, ndërgjegjësimit për zbatimin e Ligjeve të Energjisë, Ligji për Pajisjet nën Presion, kërkesave të Kodeve dhe Rregulloreve që rrjedhin nga legjislacioni primar në fuqi. Përmes inspektimit dhe kontrollimit ofrojnë ngritjen e nivelit të sigurisë, menaxhimit të cilësisë, sigurisë të shëndetit në punë duke rritur sigurinë dhe ngritjen e efikasitetit në menaxhimin e rreziqeve. Qëllimi i tyre është rritja në vazhdimësi e sigurisë duke kërkuar nga bizneset dhe operatorët për të zbatuar kërkesat e kodeve, rregulloreve, standardeve në fuqi për pajisjet dhe stabilimentet në shfrytëzim në lidhje me sigurinë, efiçiencën, cilësinë dhe procedurave për vlerësimin e konformitetit.

ADRESA / KONTAKTI

Afërdita Avdili, Udhëheqëse e Njësisë së Inspektimit të Energjisë.

Adresa: Ministria e Ekonomisë, Sheshi “Zahir Pajaziti”, Nr. 36, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: 038 200 2153

Email: aferdita.avdili@rks-gov.net

Ueb-faqe: https://bit.ly/3TyaIAd