Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm

Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm në bashkëpunim me GIZ Kosovo, organizoi trajnimin një ditor me datë 11 Tetor 2024 me temën “Reformat Inspektuese dhe Metodologjia e Bazuar në Rrezik”, ku morrën pjesë Inspektoratet Lokale.

Trajnimi është mbajtur nga trajnerët, eksperti i fushës juridike dhe eksperti ndërkombëtar lidhur me inspektimet e bazuara në rrezik.

Gjatë këtij trajnimi një ditor, inspektorët e nivelit lokal, zhvilluan diskutime interaktive në fushën e inspektimeve dhe për modelin e inspektimeve të bazuar në rrezik.