Takimi ndërmjet Inspektores së Përgjithshme dhe Ambasadorit të Francës në Kosovë ofroi mundësi për një diskutim të thelluar mbi reformën e inspektimeve në Kosovë të udhëhequr nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm. Ndër të tjera, u theksua rëndësia e forcimit të transparencës dhe llogaridhënies në institucionet publike, si dhe angazhimi për përmirësimin e proceseve në fushën e inspektimeve. U diskutua gjithashtu mbi mundësitë për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave mes shteteve, në mënyrë që të përmirësohet efikasiteti dhe besueshmëria e inspektorateve.