Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm

Sot, Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm, organizoi tryezë diskutimi me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të sektorit publik nga inspektoratet e nivelit qendror dhe lokal si dhe përfaqësuesit nga sektori privat, me fokus në reformën e inspektimeve dhe përforcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

📌 Qëllimi kryesor i aktivitetit ishte:

✅Nxitja e dialogut konstruktiv mes institucioneve inspektuese dhe subjekteve të inspektimit

✅ Sqarimi i të drejtave dhe detyrimeve të subjekteve inspektuese sipas Ligjit të ri për Inspektimet

✅ Shkëmbimi i përvojave dhe metodave të inspektimit

✅ Forcimi i bashkëpunimit për një proces inspektues më efikas, transparent dhe të drejtë, për të siguruar mbrojtjen e interesit publik.

Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e një partneriteti të qëndrueshëm ndërmjet institucioneve publike dhe sektorit privat, për të garantuar një sistem inspektimi profesional dhe të drejtë.

Ky aktivitet u mbështet nga GIZ Kosovo përmes projektit Përkrahja e Proceseve Reformuese për Integrimin e Kosovës në BE, i mandatuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ).

🤝 Tryeza prezanton një hap tjetër të rëndësishëm drejt një sistemi modern inspektues dhe të harmonizuar me standardet evropiane.