Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2025 për Kosovën shpërfaq një sërë zhvillimesh të lidhura drejtpërdrejt me sistemet e inspektimit dhe mbikëqyrjes, shumë prej të cilave pasqyrojnë punën e vazhdueshme dhe përpjekjet e koordinimit të udhëhequra nga ZIP:
- Lansimi i menaxhimit elektronik të rasteve në Inspektoratin e Punës;
- Mbi 4,700 inspektime të mbikëqyrjes së tregut të kryera, me rezultate konkrete në zbatim;
- Njohja e nevojës për të rritur kapacitetet e inspektimit në nivel qendror, s një prioritet kyç që ZIP e ka theksuar vazhdimisht;
- Vazhdueshmëria në theksimin e inspektimeve të bazuara në rrezik, koordinimit ndërinstitucional dhe përafrimit me standardet e BE-së.
Këto janë sinjale inkurajuese se përpjekjet tona të përbashkëta, brenda ZIP dhe inspektorateve përkatëse, po krijojnë impakt.
Ne mbetemi të përkushtuar në forcimin e sistemit të inspektimit, përmirësimin e koordinimit dhe mbështetjen e reformave që garantojnë llogaridhënie dhe efikasitet.
Raporti i plotë është i qasshëm në linkun vijues: Kosovo Report 2025 – Enlargement and Eastern Neighbourhood