Skip to main content

Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm

Ceremonia shënoi përmbylljen me sukses të procesit të certifikimit të trajnerëve, i cili synon forcimin e kapaciteteve profesionale dhe ngritjen e cilësisë së trajnimit për inspektorët.

Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm (ZIP), Institutit të Kosovës për Administratë Publike (IKAP), dhe GIZ-it, partnerë të angazhuar në këtë proces. Certifikatat u ndanë nga Inspektorja e Përgjithshme znj. Lyra Osmani dhe ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të IKAP-it, z. Bujar Thaçi.

Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm vlerëson bashkëpunimin ndërinstitucional dhe mbështetjen e partnerëve në zhvillimin e kapaciteteve profesionale të inspektorëve, duke kontribuar në avancimin e mëtejshëm të sistemit të inspektimeve në Republikën e Kosovës.
Instituti I Kosovës Për Administratë Publike