Skip to main content

Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm

06.11.2026 | Tiranë

Me ftesë të Inspektorit të Përgjithshëm në Republikën e Shqipërisë z. Dashnor Sula, Inspektorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, znj. Lyra Osmani, mori pjesë në konferencën “Inspektimi në shërbim të biznesit dhe investimeve”, ku prezantoi progresin dhe reformat që Kosova po zbaton në modernizimin e sistemit të inspektimeve.

Gjatë fjalës së saj, znj. Osmani theksoi rëndësinë e ndërtimit të një sistemi inspektues transparent, profesional dhe të bazuar në vlerësimin e rrezikut, i cili garanton zbatimin e ligjit, mbron interesin publik dhe krijon një mjedis më të favorshëm për bizneset dhe investimet.

Një moment i rëndësishëm i kësaj vizite ishte nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës dhe Inspektoratit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, të nënshkruar nga Inspektorja e Përgjithshme, znj. Lyra Osmani, dhe Inspektori i Përgjithshëm i Shqipërisë, z. Dashnor Sula.

Memorandumi parasheh thellimin e bashkëpunimit në fusha të rëndësishme, përfshirë:

*Digjitalizimin dhe shkëmbimin e përvojave institucionale;
*Harmonizimin e legjislacionit dhe metodologjive të inspektimit;
*Zhvillimin institucional dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale të inspektorëve;
*Shkëmbimin e praktikave të mira në vlerësimin e rrezikut dhe standardizimin e procedurave inspektuese.

Ky bashkëpunim synon të forcojë lidhjet ndërinstitucionale ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë dhe të kontribuojë në zhvillimin e sistemeve moderne të inspektimit, në përputhje me standardet dhe praktikat evropiane