Është mbajtur konferenca e parë ndërkombëtare KosovaPAR2023 me temë: “Reformat në administratën publike për një qeverisje fleksibile dhe të qëndrueshme”.
Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues nga niveli lartë shtetëror, komuniteti diplomatik, akademikë, zyrtarë publikë, shoqëri civile, studentë dhe përfaqësues shtetëror nga rajoni dhe më gjerë nga institucione dhe organizata ndërkombëtare dhe vendet që kanë pasur sukses në këtë proces.
Në kuadër të konferencës u mbajt paneli me temën “Reforma në inspektime”, moderuar nga z. Eugeniu Osmochescu nga IFC/ BB, me pjesëmarrje të znj. Lyra Osmani ud. Inspektore e Përgjithshme në Kosovë, z. Shkëlqim Hajdari Inspektor i Përgjithshëm në Shqipëri, z. Visar Perani udhëheqës i zyrës së IFC për Kosovë dhe Maqedoni të veriut dhe z. Donald Macrae ekspert ndërkombëtar për reformën në inspektime.