Zyra e Inspektorit të Përgithshëm për tri ditë radhazi ka mbajtur punëtoritë fillestare mbi modelet e rrezikut të cilat do të shërbejnë si bazë për planifikimin e inspektimeve mbi metodologjinë e bazuar në vlerësimin e rrezikut, si pjesë kyçe e reformës në inspektime. Këto punëtori fillimisht u mbajtën me Inspektoratin e Tregut, Inspektoratin e Punës dhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, për të vazhduar tutje edhe me Inspektoratet tjera të nivelit qendror. Punëtoritë u mbajtën nga eksperti ndërkombëtar në fushën e inspektimeve z. Donald Macrae dhe u mbështetën nga projekti “Klima e investimeve” nga IFC.