Inspektoratet Qendrore
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut
Ky inspektorat funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Veprimtarinë e ushtron konform Ligjit Nr.03/L-81 Për Inspektoratin dhe Mbikëqyrjen e Tregut dhe ligjeve tjera në fuqi. Është përgjegjës për: Inspektimet për mbikëqyrjen e tregut sipas legjislacionit në fuqi për mbikëqyrjen e tregut, fushën e metrologjisë sipas ligjit në fuqi për metrologjinë. Janë përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve në fushat si në vijim: Tregtinë e brendshme, mbrojtjen e konsumatorit, tregtinë me produkte të naftës, sigurinë e përgjithshme të produkteve, punimet nga metalet e cmuara, turizmin, kontrolli i duhanit dhe produktet e ndërtimit.
ADRESA/KONTAKTI
Elma Krasniqi, Zëvendësuese e Kryeinspektor
Adresa: Rr. “Arbënor e Astrit Dehari” p.n, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovë
Kontakti: +383 (0) 3820036627
Email: Elma.Krasniqi@rks-gov.net
Ueb faqe: https://it.rks-gov.net/