Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm

Inspektoratet Qendrore

Inspektorati Qendror i Shëndetësisë

Ky inspektorat funksionon në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe është përgjegjës për: Inspektimet e institucioneve dhe profesionistëve shëndetësorë, prodhuesve, importuesve qarkulluesve me shumicë dhe pakicë të produkteve medicinale, pajisjeve medicinale dhe profesionistëve farmaceutik, sanitare që kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik, preparateve vitaminoze, dietale dhe kozmetike me veprim terapeutik. 

Inspektorati shëndetësor ushtron mbikëqyrjen e jashtme profesionale në institucionet shëndetësore publike dhe private, ushtron mbikëqyrjen e jashtme të veprimtarisë profesionale të institucioneve shëndetësore pa marrë parasysh format e financimit të tyre dhe përkatësinë pronësore.

Inspektorati Shëndetësor ka për qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe kujdesit ndaj banorëve në institucionet shëndetësore.

ADRESA/KONTAKTI

Labinot Zeqiri, Zëvendësues i Kryeinspektorit Shëndetësor

Adresa: Instituti B, kati përdhesë, rrethi i QKUK-së, 10.000, Prishtinë

Kontakti: 038 200 512 566

Email: labinot.zeqiri@rks-gov.net

Ueb-faqe: https://bit.ly/3TwZ1tv