Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm në bashkëpunim me Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit/ Agencija za Sprečavanje Korupcije dhe me mbështetjen e vazhdueshme të GIZ Kosovo, me datë 03 Dhjetor 2024 organizoi punëtori një ditore me Inspektoratet Qendrore me temën “Masat kundër korrupsionit dhe rëndësia e tyre në reformën e inspektimit”.
Inspektorja e Përgjithshme znj. Lyra Osmani, ndër të tjera theksoi rëndësinë e transparencës gjatë procesit inspektues si parim themelor i reformës në inspektime, ndërsa Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit z. Yll Buleshkaj shtjelloi në detaje mandatin e APK lidhur me parandalimin e korrupsionit dhe parandalimin e konfliktit të interesit, deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publik dhe të drejtat dhe mundësitë për sinjalizim të brendshëm dhe të jashtëm.
Ndër të tjera u theksua rëndësia për bashkëpunim ndërinstitucional ndërmjet akterëve kryesorë në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit.
Në lidhje me qëllimin e kësaj punëtorie u shkëmbyen informacione sipas natyrës së punës për rastet potenciale të konfliktit të interesit, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare si inspektorë dhe përvojat e tyre si inspektorate qendrore.


