Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm në bashkëpunim me Agjencia për Informim dhe Privatësi / Agencija za Informacije i Privatnost dhe me mbështetjen e GIZ Kosovo, organizoi punëtori një ditore me Inspektoratet Qendrore me temën “Mbrojtja e të dhënave personale në fushën e inspektimeve”.
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte që Inspektoratet të mësojnë më shumë rreth Ligjit për mbrojtjen e të dhënave, cilat informacione duhet të jenë në dispozicion të publikut/bizneseve si dhe përgjegjësitë dhe dispozitat ligjore që mbulojnë këtë veprimatari.