Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm

Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm mbajti punëtorinë mbi projektligjin për harmonizimin e ligjeve të veçanta me Ligjin nr. 08/L-067 për Inspektimet, hap ky shumë i rëndësishëm drejt krijimit të infrastrukturës ligjore adekuate për implementim të suksesshëm të reformës së inspektimeve.

Takimi u mbajt me pjesëmarrës nga të gjitha Inspektoratet Qendrore dhe Inspektoratet Komunale të cilët ofruan kontributin e tyre në këtë proces, duke theksuar ndër të tjera sfidat dhe mundësitë që mund të adresohen nga ky projektligj Omnibus, dhe gjithmonë duke u mbështetur dhe koordinuar nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm dhe ekspertiza profesionale e ofruar nga ekspertët e jashtëm të IFC, që po mbështesin Zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm.