Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm

Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm organizoi punëtoritë mbi propocionalitetin e gjobave që shqiptohen në proceset inspektuese dhe vlerësimin e ndikimit të inspektimeve rregullative në bizneset në Kosovë, me ç’rast u theksuan sfidat, për të identifikuar tutje zgjidhjet adekuate, për një bashkëpunim të mirëfilltë dhe të qëndrueshëm, gjithmonë në përputhje me parimet e vendosura në Ligjin për Inspektimet.

Takimi u mbajt me fokus grupe nga Inspektoratet Qendrore, si dhe ekspertët e jashtëm të GIZ të cilët po e mbështesin Zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm.

Ky aktivitet u mbështet nga Komponenti “Reduktimi i Barrës Administrative”, bashkë financuar nga Bashkimi Evropian dhe BMZ Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, zbatuar nga GIZ Kosovo projekti “Mbështetja në proceset reformuese të Kosovës për Integrim në BE”.