Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm

Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm organizoi punëtori me ekspertët e IFC, vendorë dhe ndërkombëtar në datat 25- 26.06.2024, lidhur me modelet e rrezikut dhe përfitimit publik që inspektoratet aktualisht e ofrojnë.

Gjatë punëtorisë u prezantuan modelet e rrezikut nga Kryeinspektorët e të gjitha Inspektorateve Qendrore dhe u pasua me identifikimin e përfitimit publik që inspektoratet synojnë të ofrojnë dhe planifikojnë për planin e punës për vitin 2025.

Poashtu u diskutua edhe rreth sektorëve të ndryshëm në aspektin e inspektimeve sikurse janë parqet kombëtare, zhvillimi rural, tregjet online, mediat sociale dhe angazhimi publik.

Punëtoria u përmbyll me angazhim të mirë dhe diskutim të mirëfilltë duke vënë në theks të veçantë se metodologjia e inspektimeve bazuar në vlerësimin e rrezikut do të sjellë inspektime më efikase dhe me efektive.