Ankesat
Raportimi i ankesave
Transparenca dhe llogaridhënia janë parimet kryesore të Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm, andaj kontributi i qytetarëve të Republikës së Kosovës luan rol të rëndësishëm në respektimin e këtyre vlerave. Secili qytetar mund të kontribuoj në krijimin e një mjedisi më të sigurt duke raportuar parregullsi dhe rreziqe të mundshme.
Keni parë ndonjë veprim të paligjshëm apo diçka që nuk ju duket e drejtë? Nëse keni hasur në sjellje të keqe, abuzim apo çështje të tjera, dëshirojmë të jemi të informuar.
Ankesën tuaj mund ta dorëzoni me anë të formularit online, përmes e-mailit zyrtar në info.zip@rks-gov.net, duke telefonuar në numrin +383 (0) 38 200 14 500, ose përmes postës duke dërguar letër në adresën: Sheshi “Nёna Terezё”, Ndërtesa e ish-Gërmisë, Prishtinë 10000, Republika e Kosovës. Kontributi juaj është domethënës për një të nesërme më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.