Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm

Sistemi i inspektimeve në Kosovë është duke kaluar nëpër një reformë të madhe të udhëhequr nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Kosovës, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, bazuar në Ligjin për Inspektime të miratuar së fundmi.

Ky ligj synon të mbrojë interesin publik duke përfshirë shëndetin publik, sigurinë publike dhe mjedisin dhe të përmirësojë më tej mjedisin e biznesit.