Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm

Sistemi i inspektimit në Kosovë është duke kaluar nëpër një reformë të madhe të udhëhequr nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Kosovës, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, bazuar në Ligjin për Inspektimin e miratuar së fundmi.

Ky ligj synon të mbrojë interesin publik duke përfshirë shëndetin publik, sigurinë publike dhe mjedisin dhe të përmirësojë më tej mjedisin e biznesit.