Rreth nesh
Struktura organizative
Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm përbëhet nga Zyra e Drejtorit Ekzekutiv; Divizioni i Metodologjisë së Inspektimeve; Divizioni i Mbikëqyrjes dhe Koordinimit të Inspektimeve. Gjithsej janë 12 të punësuar në Zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm.
Skema Organizative
Këtu mund të shkarkoni PDF Organogramin e Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm.
Zyra e Drejtorit Ekzekutiv
Zyra e Drejtorit Ekzekutiv përbëhet nga tre zyrtarë: Drejtori Ekzekutiv/Inspektori i Përgjithshëm; Zyrtari i lartë ekzekutiv; Zyrtari administrativ.
Divizioni i Metodologjisë së Inspektimeve
Në kuadër të Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm funksionon Divizioni i Metodologjisë së Inspektimeve (DMI). Ky divizion luan një rol të rëndësishëm në përparimin e standardeve dhe parimeve të të gjitha inspektimeve, për të siguruar një qasje efektive dhe koherente.
DMI e mbështet Zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm, përmes kryerjes së detyrave nga fusha e metodologjisë së inspektimeve, të specifikuara në Ligjin për Inspektimet. Divizioni i Metodologjisë së Inspektimeve udhëhiqet nga Udhëheqësi i Divizionit, i cili i raporton Inspektorit të Përgjithshëm. Në këtë divizion janë të punësuar 4 zyrtarë.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Metodologjisë së Inspektimeve (DMI)
Avancimi i Metodologjisë së Inspektimit
Divizioni i Metodologjisë së Inspektimeve e mbështet Inspektorin e Përgjithshëm dhe ministritë e linjës dhe njësitë e tyre, në avancimin e metodologjisë së inspektimeve me qëllim të arritjes dhe vendosjes së standardeve dhe parimeve të unifikuara për të gjitha inspektimet.
Hartimi i Udhëzimeve të Performancës
Përgjegjësi e Divizionit të Metodologjisë së Inspektimeve është hartimi i udhëzimeve të përgjithshme për treguesit e performancës për aktivitetet e inspektimit.
Mbështetja e Inspektimeve të Përbashkëta
Divizioni i Metodologjisë së Inspektimeve i mbështet inspektoratet qendrore dhe ato lokale në ekzekutimin e inspektimeve të tyre të përbashkëta, të bazuara në programet vjetore të vlerësimit të rrezikut.
Konsulta për Listat e Kontrollit
Divizioni i Metodologjisë së Inspektimeve ofron këshillim të rregullt lidhur me hartimin, përmbajtjen dhe përfshirjen e listave të kontrollit në platformën digjitale (e-Inspektimi). Konsultat janë të detyrueshme para miratimit të listave të kontrollit.
Hartimi i Udhëzimeve
Divizioni i Metodologjisë së Inspektimeve i harton në detaje udhëzuesit për marrjen dhe trajtimin e mostrave, sipas llojit të inspektimit dhe metodologjisë së llogaritjes së shpenzimeve.
Koordinimi i trajnimeve
Divizioni i Metodologjisë së Inspektimeve e koordinon procesin trajnues dhe certifikues për inspektorët sipas ligjit.
Koordinimi i hartimit të planeve vjetore
Divizioni i Metodologjisë së Inspektimeve po ashtu e koordinon procesin e hartimit të planeve vjetore të bazuara në rrezik.
Promovimi i transparencës
Divizioni i Metodologjisë së Inspektimeve promovon transparencën e sistemit të inspektimit, inspektimeve, dhe koordinon bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e inspektimeve.
Koordinimi i botimeve
Divizioni i Metodologjisë së Inspektimeve koordinon publikimin e materialeve sipas ligjit nga organet inspektuese.
Divizioni i Mbikëqyrjes dhe Koordinimit të Inspektimeve
Në kuadër të Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm funksionon Divizioni i Mbikëqyrjes dhe Koordinimit të Inspektimeve (DMKI). Divizioni i Mbikëqyrjes dhe Koordinimit të Inspektimeve ofron këshilla dhe mbështetje për inspektoratet, nga hartimi i dokumenteve standarde dhe procedurave të inspektimit deri te hartimi i akteve nënligjore.
Po ashtu ky divizion bashkëpunon me inspektoratet e nivelit qendror dhe komunal, dhe menaxhon sistemin elektronik të inspektimeve “e-Inspektimi”. Divizioni i Mbikëqyrjes dhe Koordinimit të Inspektimeve udhëhiqet nga udhëheqësi i divizionit, i cili i raporton Inspektorit të Përgjithshëm. Në këtë divizion janë të punësuar 5 zyrtarë.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Mbikëqyrjes dhe Koordinimit të Inspektimeve (DMKI)
Ofrimi i këshillave
Divizioni i Mbikëqyrjes dhe Koordinimit të Inspektimeve ofron opinione këshilluese për dokumentet standarde dhe procedurat e inspektimit të përshtatura për inspektoratet specifike. Qëllimi kryesor i këshillimit është të sigurohet zbatimi i duhur i kërkesave ligjore për inspektimet.
Hartimi i akteve nënligjore
Divizioni i Mbikëqyrjes dhe Koordinimit të Inspektimeve e ndihmon procesin e hartimit të akteve nënligjore sipas ligjit për inspektimet. Po ashtu, divizioni jep mendime për çdo nismë ligjore dhe nënligjore në fushën e inspektimit, të ndërmarrë nga qeveria bazuar në parimet dhe rregullat e përcaktuara nga ligji për inspektime.
Bashkëpunimi me Inspektoratet
Divizioni i Mbikëqyrjes dhe Koordinimit të Inspektimeve ofron këshilla dhe koordinon veprimtarinë e inspektorateve qendrore dhe atyre komunale. Qëllimi i këtij ndërveprimi është të sigurohet që parimet dhe procedurat e përcaktuara nga ligji për inspektime, duke përfshirë procedurën e inspektimit, të respektohen saktë.
Menaxhimi i Platformës Elektronike të Inspektimit
Divizioni i Mbikëqyrjes dhe Koordinimit të Inspektimeve koordinon detyrat që kanë të bëjnë me zhvillimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e platformës elektronike të inspektimit “e-Inspektimi”.
Hartimi i Raporteve
Divizioni i Mbikëqyrjes dhe Koordinimit të Inspektimeve koordinon procesin e hartimit të raporteve vjetore për organet inspektuese sipas ligjeve në fuqi dhe përgatit raportin e përgjithshëm vjetor mbi inspektimet.
Mbështetje për Zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm
Divizioni i Mbikëqyrjes dhe Koordinimit të Inspektimeve e mbështet Zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm duke kryer detyra të mbikëqyrjes dhe koordinimit të inspektimit në përputhje me Ligjin për Inspektimet.