Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm

Më 28 mars 2025, Drejtoresha e IKAP, znj. Lule Isufi, priti në takim Drejtoreshën e Zyrës së Inspektoratit të Përgjithshëm (ZIP), znj. Lyra Osmani. Ky takim u mbajt me kërkesën e ZIP për të koordinuar trajnimet e inspektoratit, identifikimin e nevojave dhe kërkesat për trajnim, si dhe për të planifikuar realizimin e tyre.

Drejtoresha e IKAP siguroi znj. Osmani se IKAP do të ofrojë hapësirat dhe mundësitë e nevojshme për zhvillimin e trajnimeve për inspektoratet, si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal.

Të dyja palët u dakorduan për një bashkëpunim të ngushtë dhe një planifikim vjetor të nevojave për trajnim të stafit të inspektoratit.

IKAP mbetet i përkushtuar për të mbështetur zhvillimin profesional të shërbyesve civilë dhe për të forcuar kapacitetet institucionale nëpërmjet trajnimeve cilësore.