Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm

Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm organizoi trajnim mbi plotësimin e procesverbalit të inspektimit, me hyrjen në fuqi të Udhëzimit Administrativ (QRK) NR. 01/2024 për përmbajtjen e procesverbalit të inspektimit.

Pjesëmarrës në trajnim ishin inspektorë nga të gjitha Inspektoratet Qendrore si dhe inspektorë nga Inspektoratet komunale.

Me mbështetjen e ekspertëve të jashtëm të IFC të cilët po e mbështesin Zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm, por edhe përmes shkëmbimit të përvojave praktike e profesionale të inspektorateve të ndryshme, synojmë të lehtësojmë zbatimin e akteve nënligjore të cilat do të unifikojnë procedurat për impelmentimin e suksesshëm të reformës së inspektimeve.