Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm, me mbështetjen e GIZ, ka organizuar një trajnim të dedikuar për inspektorët qendror dhe lokal, për prezantimin dhe përdorimin efektiv të modulit të ri të raportimit—një mjet modern që synon të rrisë efikasitetin, transparencën dhe bashkëpunimin ndërmjet inspektorateve qendrore dhe lokale.
Qëllimi i trajnimit ishte pajisja e pjesëmarrësve me njohuri dhe aftësi praktike për përdorimin korrekt dhe funksional të modulit, duke kontribuar në një proces më të strukturuar të raportimit vjetor dhe një monitorim më të fuqizuar të reformave inspektuese.
Përmes prezantimeve, demonstrimeve praktike dhe diskutimeve të hapura, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen nga afër me funksionalitetet e zhvilluara dhe të kontribuojnë me ide për përmirësime të mëtejshme.
Ky aktivitet është mbështetur nga GIZ – Projekti “Përkrahja e proceseve reformuese për integrimin e Kosovës në BE”.
Zhvillimi i këtij moduli është një hap i rëndësishëm drejt një sistemi më transparent, efikas dhe të harmonizuar të raportimit inspektues.








