Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm organizoi trajnimet me ekspertët e IFC në datat 18.06.2024 – 21.06.2024, lidhur me metodologjinë e inspektimeve bazuar në vlerësimin e rrezikut, gjatë të cilave trajnime u elaborua edhe udhëzuesi për inspektimet e bazuara në rrezik, i përgatitur nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm.
Udhëzuesi ka për qëllim të mundësoj zbatimin e duhur dhe të unifikuar të metodologjisë së inspektimeve bazuar në vlerësimin e rrezikut, në planifikimin dhe realizimin e inspektimeve vjetore të Inspektorateve të ndryshme, duke u fokusuar në fushat me rrezik të lartë, të mesëm dhe të ulët.
Kjo metolodogji do të ndikoj në rritjen e efektivitetit dhe efikasitetit të inspektimeve, për mbrojtjen e interesit publik, si prioritet i reformës së inspektimeve drejtuar nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm.
Pjesëmarrës në trajnim ishin të gjithë inspektorët dhe Kryeinspektorët e të gjitha Inspektorateve Qendrore përkatëse.