Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm ka filluar trajnimet njëditore për periudhën 19–23 maj 2025, me fokus në Ligjin për Inspektimet dhe Modelet e Inspektimit të Bazuar në Rrezik (RBI)” ku po marrin pjesë të gjithë inspektorët nga inspektoratet qendrore, njësitë e veçanta inspektuese dhe inspektoratet lokale.
Trajnimet po mbahen nga trajnerë profesionistë, përfshirë ekspertë të fushës juridike dhe ekspertë ndërkombëtarë me përvojë në zbatimin e modeleve të inspektimeve të bazuara në rrezik.
Gjatë këtyre sesioneve, inspektorët po angazhohen në diskutime interaktive për zbatimin e ligjit të ri për inspektimet dhe avancimin e qasjes së inspektimit të bazuar në rrezik si pjesë e reformës inspektuese në nivel kombëtar.