Më datë 2 Tetor 2025 u zhvillua trajnimi për përdorimin e modulit MIS (Menaxhimi i Informatave për Inspektorate), me qëllim përditësimin e të dhënave të inspektorëve në detyrë në të gjitha organet inspektuese.
Ky modul, i zhvilluar nga ZIP, shërben si një platformë e unifikuar për menaxhimin e informatave të inspektorateve, përfshirë listat e inspektorëve dhe listat e kontrollit. MIS do të përdoret nga organet inspektuese në nivel qendror dhe lokal, duke kontribuar në rritjen e transparencës, efikasitetit dhe koordinimit ndërinstitucional.
Ky trajnim përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve institucionale dhe avancimit të proceseve të inspektimit përmes digjitalizimit.










