Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm, në bashkëpunim me GIZ Kosovo, organizoi një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues të inspektorateve qendrore dhe organizatave të shoqërisë civile. Qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i bashkëpunimit, për inspektime më transparente, përgjegjëse dhe efikase.
Në fjalën e saj, Inspektorja e Përgjithshme ndër të tjera theksoi që kontributi i shoqërisë civile në mirëfunksionimin e sistemit të inspektimit është edhe i veçantë, edhe i domosdoshëm, ku ndryshe nga institucionet shtetërore, organizatat e shoqërisë civile ofrojnë një pikëpamje kritike nga jashtë sistemit dhe kritikat e shoqërisë civile ndaj sistemit të inspektimit pasurohen nga ekspertiza dhe fuqia analitike e OJQ-ve, secila në fushën e vet.
Ngjarja përfshiu:
🔹 Prezantimin e reformës në inspektime në Republikën e Kosovës nga Inspektorja e Përgjithshme, znj. Lyra Osmani
🔹 Prezantimin e Raportit të Përgjithshëm Vjetor të ZIP
🔹 Diskutime të hapura me përfaqësues të OJQ-ve dhe Inspektorateve Qendrore
🔹 Identifikimin e fushave për përmirësim dhe zhvillimin e zgjidhjeve praktike.
🔺Vetëm përmes një angazhimi të përbashkët, mund të sigurojmë që inspektimet të jenë në funksion të interesit publik, të ndihmojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.