ud. Inspektorja e Përgjithshme, znj. Lyra Osmani Ahmeti, mori pjesë në Forumin Rajonal për të drejtat e punës që po mbahet në datat 7-8 Dhjetor në Prishtinë, me pjesëmarrje të drejtuesve të institucioneve relevante të Ballkanit Perëndimor.
Inspektorja e Përgjithshme njoftoi të pranishmit për rolin e Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm në implementim të reformës në inspektime, reformë e cila ndër të tjera synon të rrisë transparencën dhe efektivitetin e inspektimeve, në mbrojtje të interesit publik, përfshirë shëndetin publik, sigurinë publike dhe mjedisin.