Përfunduam vizitën studimore në Napoli të Italisë
Në kuadër të reformës gjithëpërfshirëse të sistemit inspektues në Republikën e Kosovës, Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm ka organizuar vizitë studimore me pjesëmarrjen e kryeinspektorëve dhe inspektorëve të të gjitha Inspektorateve Qendrore, si dhe përfaqësues të Zyrës së Kryeministrit dhe kabineteve nga Ministritë e linjës.
Gjatë kësaj vizite arritëm të shihnim nga afër aplikimin e metodologjisë së bazuar në rrezik, digjitalizimin e procesit të inspektimeve, duke realizuar edhe inspektime konkrete në terren me fokus në fushën e ruajtjes së shëndetit publik, mjedisit dhe sigurisë ushqimore.
Paralelisht u zhvilluan edhe takime të ndara, për të siguruar bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave edhe për të ardhmen.
Falënderojmë palën pritëse në Itali nga Zyra e Sigurisë Veterinare dhe Shëndetit Publik, Agjencia Rajonale për Mbrojtjen e Mjedisit (ARPAC) dhe Instituti Eksperimental Zooprofilaktik i Italisë Jugore për të gjitha informatat e dobishme që shkëmbyen me ne dhe ofrimin e mundësive për bashkëpunim.
Poashtu falënderojmë projektin e implementuar nga IFC i financuar nga SECO, për mbështetjen e tyre në realizimin e kësaj vizite studimore si dhe eksperten znj. Blerta Guzina për angazhimin e saj të palodhshëm për realizim të suksesshëm të vizitës.