Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm, përfaqësuar nga u.d. Inspektorja e Përgjjthshme Lyra Osmani, ishte pjesë e tryezës së rrumbullakët, organizuar nga GIZ Kosovo për nder të Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, tryezë e cila fokusohej në përpjekjet kritike kundër korrupsionit në kuadër të Administratës Tatimore të Kosovës dhe Reformave të Inspektimit.
Duke njohur progresin e bërë në luftën kundër korrupsionit, diskutimi theksoi gjithashtu fushat kryesore të reformës si reformat e Sektorit të Inspektimit dhe roli i tyre jetik në luftën kundër korrupsionit.