Inspektorja e Përgjithshme, Lyra Osmani pranon mirënjohje nga rrjeti i Organizatave Jo- Qeveritare Avonet, për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar në forcimin e mekanizmave të mbikëqyrjes dhe integritetit në Republikën e Kosovës.
Rrjeti i OJQ-ve Avonet ka ndarë mirënjohje ndaj Lyra Osmani Ahmeti, Drejtore ekzekutive e Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm, si vlerësim i bashkëpunimit të ngushtë, zhvillimit të aktiviteteve dhe rezultateve konkrete të arritura nga ky bashkëpunim.
Mirënjohja është dhënë për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar në forcimin e mekanizmave të mbikëqyrjes dhe integritetit në Republikën e Kosovës.
Shprehim falënderim për vlerësimin dhe mirënjohjen e dhënë duke u inkurajuar për të vazhduar me përkushtim angazhimin drejt rritjes së transparencës dhe llogaridhënies të institucioneve publike, me theks të atyre në fushën e inspektimeve.


