Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm është Agjencia Ekzekutive në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, e krijuar për koordinimin e sistemit të inspektimeve në administratën shtetërore dhe në nivel komunal.
Si pjesë integrale e përkushtimit të Republikës së Kosovës për transparencë, llogaridhënie dhe qeverisje, Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm është e përkushtuar që të garantojë standardet më të larta të integritetit dhe efikasitetit në të gjitha aktivitetet e inspektimit në vend.