Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm, ka mbajtur sot punëtorinë e udhëhequr nga eksperti ndërkombëtar z. Macrae me temën “Inspektimet e bazuara në metodologjinë e vlerësimit të rrezikut”, me kryeinspektorët dhe inspektorë nga Inspektorati Qendror i Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë, për përcaktimin e kritereve të rrezikut si bazë për planifikim dhe realizim të inspektimeve të bazuara në vlerësim të rrezikut.
Metodologjia e inspektimeve bazuar në vlerësimin e rrezikut do të sjellë inspektime më efikase dhe më efektive në mbrojtje të interesit publik, duke përfshirë sigurinë publike, shëndetin publik dhe mjedisin dhe ulje të barrës administrative për subjektet e inspektuara.