Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm, ka mbajtur sot punëtorinë njëditore me temë “Inspektimet e bazuara në metodologjinë e vlerësimit të rrezikut”, me përfaqësues të kabineteve nga Ministritë e linjës, duke i paraprirë punëtorive vijuese me Inspektoratet Qendrore për përcaktimin e kritereve të rrezikut, si bazë për planifikim dhe realizim të inspektimeve të bazuara në vlerësim të rrezikut.
Koordinimi i përbashkët ndërmjet politikbërësve dhe inspektorateve si agjenci ekzekutive, u theksua si domosdoshmëri për inspektime më efikase dhe arritje të rezultateve në mbrojtje të interesit publik, duke përfshirë sigurinë publike, shëndetin publik dhe mjedisin.
Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm si udhëheqëse e reformës në inspektime mbetet e përkushtuar për koordinim të mirëfilltë, rritje të efikasitetit dhe efektivitetit të inspektimeve dhe ulje të barrës administrative.
Punëtoritë do të mbahen me ekspertin ndërkombëtar z. Macrae, mbështetur nga projekti i IFC/ SECO.