Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm, me përfaqësim nga zv. Inspektorja e Përgjithshme znj. Lyra Osmani Ahmeti, po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare OPSS 2023 në Londër, si delegate e Qeverisë së Republikës së Kosovës ku do të mbajë një prezantim mbi Procesin e Reformës së Inspektimit në Kosovë, mbi sfidat dhe mundësitë në procesin e reformimit.
Zyra për Siguri dhe Standarde të Produkteve në Departamentin për Biznes dhe Tregti organizon konferencën për të gjashtën herë me temën “Rregullorja efektive për rritje, tregti dhe inovacion”. Objektivi kryesor i konferencës ishte diskutimi se si të krijohen rregullore dhe standarde që mundësojnë rritjen, lejojnë sipërmarrjen dhe inovacionin të lulëzojnë dhe mbështesin tregtinë, duke mbrojtur konsumatorët, komunitetet dhe mjedisin.
Kjo konferencë krijoi mundësinë për të ndarë dhe mësuar shembuj të praktikave të mira rregullatore në mbarë botën.
Falenderim i veçantë shkon për Projektin “Investment Climate Acceleration” (ICA) i zbatuar nga IFC në bashkëpunim me SECO për mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për të marrë pjesë në konferencë.