Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm

Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm mori pjesë në lansimin zyrtar të sistemit digjital të inspektimeve të punës, një zhvillim madhor drejt modernizimit, transparencës dhe efikasitetit në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm shpreh mirënjohje ndaj Inspektorati Qendror i Punës, Organizatës Ndërkombëtare të Punës (International Labour Organization) dhe Embassy of Sweden in Pristina për mbështetjen dhe kontributin në këtë arritje të rëndësishme.
Ky zhvillim është pjesë e reformës gjithëpërfshirëse të udhëhequr nga ZIP, e cila synon të krijojë një sistem të integruar, të koordinuar dhe digjital për të gjitha inspektoratet në Kosovë duke forcuar qeverisjen, transparencën dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

Sistemi i ri do të mundësojë:

  • Inspektime më efikase dhe të koordinuara,
  • Reduktim të barrës administrative për bizneset,
  • Dhe rritje të transparencës në çdo hap të procesit.

Ky projekt prezanton një shembull të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe partnerëve ndërkombëtarë për një administratë më moderne e më të drejtë.