Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm

Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm, në bashkëpunim me GIZ, ka organizuar trajnimin e radhës me temën “Komunikimi strategjik institucional me publikun.

Trajnimi theksoi rëndësinë e komunikimit strategjik me publikun për të informuar dhe nxitur të kuptuarit e përgjithshëm për rolin dhe ndikimin e institucionit.

Trajnimi u mbajt nga ekspertja znj.Lindita Baleta dhe ndër të tjera u synua për identifikim të sfidave dhe mundësive drejt një bashkëpunimi të mirëfilltë ndërinstitucional mbi parimet e komunikimit efektiv.