Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm

Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm në bashkëpunim me GIZ Kosovo mbajti tryezë rreth kompetencave dhe bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Inspektorateve, Policisë dhe Prokurorisë.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin përfaqësuesit e të gjitha inspektorateve qendrore në Kosovë, përfaqësues nga policia, gjykata dhe prokuroria.

Gjatë kësaj tryeze, pjesëmarrësit shkëmbyen përvojat e tyre në lidhje me bashkëpunimin me institucionet tjera relevante, duke identifikuar mundësitë për shtim të efikasitetit të inspektimeve, ulje të barrës administrative për bizneset dhe rritje të mirëqenies për të gjithë qytetarët.