Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm, në bashkëpunim me programin e USAID-it për Qeverisje Ekonomike në Kosovë, me 17 Korrik 2023 ka mbajtur trajnim njëditor me 28 inspektorë.
Përmes këtij trajnimi, inspektorët janë njoftuar me fushëveprimin, parimet themelore dhe procedurën e inspektimit siç parashihet me Ligjin për Inspektimet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Po ashtu, inspektorët janë njoftuar edhe me metodologjinë e bazuar në rrezik (RBI) sipas të cilës, inspektimet do të planifikohen dhe realizohen duke marrë për bazë shkallën e rrezikut që paraqet veprimtaria e subjektit të inspektimit dhe duke i ndarë subjektet e inspektimit dhe veprimtaritë e tyre në grupe të rrezikut.
ZIP i është mirënjohëse inspektorëve për pjesëmarrjen aktive në këtë takim, derisa mbetet e përkushtuar për të punuar me të gjitha inspektoratet për implementimin sa më të mirë të reformës në inspektime.